9.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Vëzhgonin lëvizjet e policisë, sekuestrohen 16 kamera sigurie në 6 lagje të Vlorës

Policia e Vlorës ka sekuestruar 16 kamera sigurie në qytetin bregdetar të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupe kriminale për të vëzhguar lëvizjet e efektivëve të policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personave të cilët kanë instaluar këto kamera sigurie duke cënuar jetën private të qytetarëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x