Arrestimi i Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI është bërë objekt debati sot në sallën e Kuvendit.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të Ramës, se i ka dhënë para McGonigal-it për të sulmuar opozitën.
Ish-kryeministri ka akuzuar deputetin socialist Damian Gjiknuri si zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri.
“Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA. A e dini ju se kush ishte McGonigal se cili ishte funksioni i tij që i çuat ju paratë e oligarkut rus. Ai i ka tentakulat e tij në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. A e dini ju që Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri”, deklaroi Berisha.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026