Ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro nga Pogradeci ka siguruar se pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit nuk rrezikohet të hyjë në listën me rrezik të lartë nga ana e UNESCO.
Nga ana tjetër ministrja ka pranuar se përgjatë vijës liqenore, në veçanti tek ish zona minerare e Gurit të Kuq ka prani të mbetjeve të këtyre mirerareve, pasi pjesa më e madhe e kësaj zone është e njohur për minierat e gurit të kuq.
Kumbaro ka pranuar se në këtë zonë por edhe zona të tjera bregliqenore në Pogradec ushtrojnë aktivitetin e tyre subjekte të cilat tashmë janë brenda zonës së mbrojtur.
Më shumë se palën shqiptare ministrja Kumbaro ka parë si të rrezikuar anën tjetër të kufirit që laget nga ujërat e këtij liqeni. Gjithashtu Kumbaro ka bërë me dije se së bashku me Bashkinë e Pogradecit do të përmbushin të gjitha kërkesat e vendosura nga UNESCO.
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019.


- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026