Dorian Duçka, refuzon të komentojë lidhjet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.
I kontaktuar nga Euronews Albania, Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm?
Duçka, refuzon të komentojë apo sqarojë faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në SHBA, përgjigje të cilat sipas tij mund t’na i japë vetëm Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Nuk kam Koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion” shkruan Duçka në përgjigjen e tij për Euronews Albania.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026