11.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë për energjinë? Konfindustria shpreh propozimet e saj…

Në kushtet e krizës së energjitike që ka prekur Europen, pas pushtimit rus të Ukrainës, Konfederata e Industrive të Shqipërisë kërkon nga qeveria të themelojë Fondin Emergjent dhe Strategjinë e Menaxhimit të Krizës. Duke vlerësuar pasojat e mungesës së energjisë mbi ekonominë kombëtare Konfindustria konsideron krijimin e Tregut të Përbashkët të Energjisë Shqipëri-Kosovë, si domosdoshmëri. Në këtë propozim po ashtu ben pjesë edhe kalimi në llogari të Fondit të Energjisë i financimeve që bëhen me koncesione si dhe fondet e investimeve kapitale. Një tjetër propozim është krijimi i një kompanie të vetme, që do përfshinte KESH-in dhe OSSHE-në dhe mënjanimi i të tretëve në shitje-blerjet e energjisë. Kjo sipas Konfindustria do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të panevojshme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit masiv. Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës së energjisë do të jenë me pasoja të rënda për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës që mund të cojë në falimentime dhe  papunësi  nëse nuk ndërhyet për të parandaluar .Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha mundësitë natyrore që ,jo vetëm  të përballojnë me sukses krizën energjitike, por edhe të kenë përfitime të mëdha strategjike .  Shqipëria prodhon pothuaj 100% të energjisë nga uji me kapacitete të instaluara, që tejkalojnë me shumë se 30% të nevojave të vendit dhe nga ana tjetër Kosova ka rezerva linjiti me rëndësi shumë të madhe. Këto kushte i bëjnë shtetet shqiptare pothuaj të pavarura nga ndryshimet në tregjet e energjisë dhe gazit sipas Konfindustria edhe pse mbeten të pashfrytëzuara potencialet e mëdha të energjisë diellore dhe erës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x