13.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Lajçak pas takimit me Kurtin: Prisnim më shumë mirëkuptim për planin franko-gjerman

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, e cilësoi jo të lehtë takimin që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti këtë të premte në Prishtinë.

Në një deklaratë për mediat pas takimit që zgjati rreth dy orë, Lajçak u shpreh se është pritur një kuptim më i mirë, i mundësisë që ofron plani franko-gjerman.

“Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti është që të diskutojmë propozimin që ja kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor. Kemi më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjatë dhe nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i hapur dhe i sinqertë.

Është shumë herët që të bëjmë një deklaratë dramatike sepse siç e dini jemi në mes të misionit dhe do të vazhdojmë për në Beograd dhe s’ka shumë për të thënë. Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi dhe që do të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për këtë”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x