Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare ka kërkuar ulje të dënimit ndërkohë që në shtator të viti të kaluar Gjykata e Lartë e ka lënë në burg. Siç edhe avokati i tij, Oligert Kume pohon, Bare ka bërë kërkesë disa herë për sjellje të mirë. Seanca është shtyrë për arsye se Administrata e Burgjeve nuk i ka vënë palës mbrojtëse vlerësimin për Aldo Baren, atë e disponon aktualisht vetëm Gjykata. Avokati Kume e sheh si paradoksal argumentin e dhënë nga administrata e burgjeve për mos dhënien e vlerësimit të Aldo Bares.
“Kjo është një ndër seancat gjyqësore lidhur me kërkesën ligjore të Aldo Bares për ulje dënimi. I mbrojturi ka parashkruar një sërë kërkesash për ulje dënimi. Konstatojmë dhe vërejmë se nga Administrata e Burgjeve nuk i vihen në dispozicion aktet apo vlerësimi i sjelljeve. Sot, është shtyrë për shkak se paraqitja e provave ju vu vetëm Gjykatës dhe normalisht duhet koha e duhur. Ne i kemi adresuar prej kohësh administratës së burgjeve, për mosvënien në dispozicion të këtyre pamjeve me argumente paradoksale. Bare ka paraqitur edhe kërkesa juridike sa i takon edhe vendimit të Gjykatës së Lartë të cilët nuk na lejuan të ishim në seancë. Pasi vendimi i Kushtetueses është përdhosur me një vendim absurd dhe do thosha që kemi të bëjmë me një puç.”- tha avokati.