13.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Moti i keq, anulohet udhëtimi i trageteve Durrës-Bari, shkak stuhia detare

Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë.

Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen. Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapshtë paratë e paguara për biletën.

Njëra prej kompanive ka njoftuar anulimin e udhëtimeve të planifikuara për mbrëmjen e sotme, përkatësisht:

Bari-Durrës në orën 22:00 dhe Durrës-Bari po në orën 22:00.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x