Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë D. Ll., 24 vjeç, M. B., 30 vjeç, dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 29 vjeç.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mëzez, në rrugën “7 Nëntori”, kanë konstatuar mjetet me drejtues shtetasit M. GJ. dhe M. B., brenda të cilëve ndodheshin 50 shtetas të huaj.
Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit M. Gj., M. B., D. Ll. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 50 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 6 aparate celulare”, njofton policia.
- Presidenti Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Shpallni moskompetencën për çështjen e Veliajt! Anuloni bllokimin e procesit të zgjedhjeve në Tiranë - 15/10/2025
- Ministri amerikan i Mbrojtjes, ultimatum Rusisë: SHBA do t’ju përgjigjet siç vetëm ne dimë - 15/10/2025
- Ligji, PS heq “gjininë e tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua - 15/10/2025