Aktivistja e njohur suedeze e klimës, Greta Thunberg është arrestuar pas një incidenti në një protestë që ishte duke zhvilluar pranë minierës së qymyrit në fshatin Lützerath nga policia gjermane. Ajo iu bashkua demonstratave javën e kaluar dhe pas rrëmujës së madhe të policisë, ajo mundi të largohej nga vendngjarja. Vetëm pas disa ditësh u bë i mundur lokalizimi dhe njëherësh edhe arrestimi i saj, por sipas Reuters, do të lirohet më vonë.
Imazhet u shfaqën sot ku tregojnë policinë gjermane që po shoqëron aktivisten e njohur Greta Thunberg, për shkak të protestave të minierës së qymyrit në fshatin tani të pabanuar të Lützerath në Gjermaninë perëndimore. Madje siç duket nga pamjet e nxjerra nga mediat e huaja policët e kanë ngritur në krah 19-vjeçaren.