William Walker, shefi i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, njeriu i cili pa dhe i dëshmoi botës masakrën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999, deklaroi se është e papranueshme fati që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së, vijojnë ende të jenë në burg.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Walker u shpreh se krimet e luftës janë kryer nga policia serbe dhe ata nuk ndodhen në Hagë.
Sipas tij, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës.
“Do dëshiroja që komuniteti ndërkombëtar të ngrinte një gjykatë, jo për të gjykuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe të tjerët. Ishte e papranueshme mbajtja e tyre për vite me radhë në qeli, në një kohë kur shumica e krimeve më të tmerrshme, disa mijëra krime lufte, u kryen nga policia serbe dhe ata nuk ndodhen në Hagë.
Ku është drejtësia? Ku është mbajtja e përgjegjësisë për ata që kryen ato krime lufte në atë kohë? Mendoj që establishmenti i kësaj Gjykate Speciale është një farsë, sa i takon drejtësisë”, theksoi ai.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026