9.5 C
Tirana
08 / 02 / 2026

Në Kinë pa viza/ Firmoset marrëveshja mes dy vendeve

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i R.P të Kinës Z. Ding Zhou në Shqipëri me anë të një statusi në facebook.

Statusi i plotë:

“Është një nder i madh që në emër të Qeverisë Kineze, firmosa zyrtarisht Marrëveshjen për Heqjen Reciproke të Vizave midis Kinës dhe Shqipërisë me përfaqësuesen e Qeverisë Shqiptare Znj. Fino, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vitin 2018, Qeveria Shqiptare në mënyrë të njëanshme zbatoi politikën pa viza për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik dhe në fund të vitit 2019, ajo filloi heqjen e vizave gjatë gjithë vitit për shtetasit kinezë. Që atëherë, të dy palët kanë komunikuar mbi nënshkrimin e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave. Në tetor të vitit 2021, Këshilltari i atëhershëm i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Kines, Wang Yi pati një vizitë të suksesshme në Shqipëri, duke dhene impulse të reja në thellimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar, ekipet kineze dhe shqiptare kanë punuar së bashku për ta realizuar më në fund nënshkrimin e Marrëveshjes për Heqjen Reciproke të Vizave.

Kjo është një “dhuratë e madhe” për popullin shqiptar në fillim të vitit të ri 2023, që do të thotë se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë me një popullsi prej 1.4 miliardë njerëz, ka hapur dyert e saj për Shqipërinë. Kjo është gjithashtu një tjetër mishërimi i gjallë i miqësisë tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë dhe një ngjarje monumentale në marrëdhëniet kino-shqiptare. Besohet se hyrja në fuqi e Marrëveshjes do të nxisë në mënyrë efektive shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës dhe arsimit dhe do të thellojë më tej miqësinë midis dy popujve.

Marrëveshja për Heqjen Reciproke të Vizave midis Kinës dhe Shqipërisë përcakton se shtetasit e të dy vendeve përjashtohen nga aplikimet për vizë (duke përjashtuar studimin, punën, qëndrimin, etj.) nëse qëndrojnë në vendin tjetër për jo më shumë se 90 ditë çdo 180 ditë nga data e hyrjes. Marrëveshja hyn në fuqi pasi Palët të kenë përfunduar procedurat ligjore vendase të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x