9.5 C
Tirana
30 / 12 / 2024

Krevati i Taulantit dhe “prestigji” i opozitarëve në pishinat e Irfanit

Nga Mero Baze

Ka 24 orë që pronari i “Prestigj”-it në Golem, ka mobilizuar gjithë mbështetësit e tij opozitarë, për t’i treguar popullit shqiptar se në atë resort ka fjetur disa herë Taulant Balla. Nuk jam i sigurtë sa herë ka fjetur, se nuk është ndonjë vend që preferohet për pushime, por po e besoj se ka fjetur disa herë. Po e besoj që edhe ndoshta nuk ka paguar, pasi ka qenë mysafir i pronarit me të cilin ka një miqësi të vjetër prej viteve 2000.

Por për t’i dalë të keqes përpara, po tregoj dhe unë se kam qenë një herë të vetme në një drekë tek ai resort. Dy miq të mi ishin aty dhe meqë unë kam shtëpinë e prindërve në Golem dhe isha në fundjavë aty, më thirrën për drekë. U nisa të shkoja, por sapo hyra brenda roja më ktheu, pasi nuk duhet të parkoja në pjesën ku hyra, se ishte zonë VIP.

I bezdisur u ktheva në shtëpi.

Pastaj më mori në telefon Irfani dhe mu përgjërua që duhet të kthehesha sërish, se ai roja nuk më kishte njohur dhe ka porosi që aty të mos lërë njeri kur janë ata të shtëpisë. Pas një këmbëngulje disa minutëshe u dorëzova përsëri dhe u nisa drejt hotelit. Këtë radhë mikpritja ishte ndryshe. Dy rojet kishin dalë në rrugë dhe po rregullonin uniformat kur panë makinën time dhe njëri prej tyre më shoqëronte para makinës duke ecur me vrap. Për një moment mu duke vetja si Ylli Ndroqi me  roje afrikane. Vetura ime hyri në zonën bosh të parkimit ku ishte e parkuar vetëm një makinë super e shtrenjtë “Maserati” e djalit të tij. Irfani me dy miqtë e mi, përfshi dhe Taulantin, ishin aty.

Irfani donte të shfajësohej përsëri për incidentin me mua dhe thirri “menaxheren kryesore” të jepte llogari aty. Erdhi një vajzë e ndrojtur, e hutuar që nuk e mori vesh kurrë ndoshta ç’punë kishte të vinte të më jepte mua llogari, që në fakt nuk po ja kërkoja.

/JavaNews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x