11.5 C
Tirana
09 / 02 / 2026

Shkoi të kërkonte florinj, por ngeci në shpellë gjithë natën/ Shpëtohet nga RENEA 43-vjeçari

Andrea Dervishi, 43-vjeçari që mbeti i bllokuar në shpellë prej mbrëmjes së djeshme në Gramsh është shpëtuar ditën e sotme.

Mësohet se ai është nxjerrë nga shpella e Tërvollit nga një punonjës i RENEA-s, pas një operacioni shpëtimi që ka vijuar edhe përgjatë orëve të natës.

Dervishi kishte shkuar në këtë zonë për të kërkuar florinj, por mbeti i bllokuar pasi ishte futur brenda shpellës me një litar. Ai ka tentuar të dalë kur ka nisur të errësohet por e ka pasur të pamundur dhe ka telefonuar policinë për të kërkuar ndihmë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x