Dega e Partisë Demokratike në Maliq ka prezantuar ditën e sotme zyrtarisht kandidatin e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Bëhet fjalë për mjekun e njohur Alfred Gega, i cili është një figurë aktive në jetën politikë të Partisë Demokratike. Gega ka konkuruar për deputet të kësaj force politike edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Prezantimi i kandidatit të PD-së për bashkinë e Maliqit është bërë përpara anëtarëve të kësaj force politike dhe aleatëve të saj, nga deputeti Edmond Spaho, i cili pasi ka paraqitur jetën politike të mjekut Alfred Gega, është ndalur jo vetëm tek situata e rëndë politike në vend, por Spaho u ka kërkuar demokratëve të shkojnë të bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.
Mjeku Alfred Gega pasi ka falenderuar anëtarësinë për besimin e treguar, i ka siguruar ata se të gjithë së bashku do t’ja dalin për të fituar bashkinë e Maliqit.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidati i Partisë Demokratike Alfred Gega, në rang qarku ka marrë 2829 vota, ndërkohë që në këto zgjedhje në bashkinë e Maliqit Gega ka marrë 1417 vota.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026