7.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi Nenad Stanojeviqin, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviqin, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Kosovës.

Kurti, siç u bë e ditur në komunikatë, i uroi ata për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x