4.5 C
Tirana
02 / 03 / 2026

Merr kthesë lufta Ukrainë-Rusi, Britania premton furnizimin me tanke Challenger 2

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë, për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të “zmbrapsin forcat ruse”. Sunak e ka bërë këtë zotim duke përmendur tanket Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë.

Sipas tij, kjo është shenjë e “ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.

Na ndiqni në faqen e re në Facebook

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Na bëni Like dhe Follow në faqen e re në Facebook duke klikuar këtu.

Njoftimi për mediat është bërë pas një bisede që ka realizuar Sunak me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky vendim e bën Mbretërinë e Bashkuar fuqinë e parë perëndimore që e furnizon Ukrainën me tanke luftarake.

Franca ka thënë më 4 janar se do t’i japë Kievit, modelin më të lehtë të tankeve AMX-10 RC.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Marre nga REL

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x