Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonoaro do të hetohet nesë ka qënë i përfshirë në sulmin ndaj ndërtesave qeveritare më 8 janar, ku qindra protestues mësynë dhe shkatërruan godinat shtetërore duke kundërshtuar zgjedhjen e Lula Silva si president i vendit.
Është hera e parë që Gjykata e Lartë nxjerr emrin e ish-presidentit, i cili para betimit të Da Silva u largua për në SHBA.
Vendimi i gjykatës, vjen pak ditë pasi Bolsonaro publikoi një video që vinte në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në tetor.
Prokurorët thanë se Bolsonaro mund të ketë nxitur një krim duke bërë pretendime të tilla.
Videoja e Bolsonaro pretendonte se presidenti da Silva nuk u votua, por u zgjodh nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit.
Mijëra mbështetës radikalë të Bolsonaros, të cilët vazhdojnë të pretendojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara, sulmuan Gjykatën e Lartë të vendit, Kongresin dhe pallatin presidencial. Ata bënë thirrje për grusht shteti ushtarak.
Shumë biznesmenë dhe zyrtarë po hetohen për sulmin, përfshirë ish-shefin e sigurimit të Brasilias, Anderson Torres, i cili fluturoi në SHBA përpara trazirave.
Më shumë se 1200 persona janë arrestuar dhe po akuzohen në lidhje me trazirat në Kongresin e Brazilit. Janë lëshuar urdhër-arreste për disa zyrtarë të lartë të akuzuar si “përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet” që çuan në trazirat.