Është inauguruar hyrja e re e fshatit turistik të Rehovës në Kolonjë. Prej gati një viti janë kryer punime për projektin e transformimit të fshatit, duke i dhënë hov zhvillimit të turizmit dhe kthimin e tij në një fshat turistik me të gjitha asetet e nevojshme. Ky investim synon të rritë numrin e turistëve që do vizitojnë fshatin e gurtë, teksa më tepër bujtina i janë shtuar këtij fshati së fundmi.
Pjesëmarrës në aktivitet ishte ambasadori austriak dhe ajo zvicerane, të cilët kanë mbështetur financiarisht këtë investim. Diplomatët e huaj kanë vlerësuar punën e bërë për përmirësimin e infrastrukturës, e cila sjell zhvillim turistik dhe ekonomik për banorët e zonës.
“Në fakt nuk është hera e parë për mua në Rehovë, isha si turist dy vjet më parë jam i lumtur që jam këtu në Ersekë me miken time ambasadoren zvicerane. Prej shumë vitesh kemi një program rajonal ku mbështesim zhvillimin rajonal në Shqipëri, sot jemi në Rehovë e cila ka potencial turistik dhe falënderojmë për mikpritjen.”- është shprehur Christian Steiner,Ambasador i Austrisë në Shqipëri.
“Është vizita ime e parë në Kolonjë, është shumë bukur të jesh këtu, natyra është mbresëlënëse. Jemi të lumtur që mbështesim këtë investim. Unë do të vij vetë si turiste më vonë e më pas do të përpiqem të sjell dhe turistë të tjerë zvicerane në këtë vend.”- ka thënë Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri
Gjatë vitit të kaluar Kolonja, mirëpriti mbi 20 mijë turistë vendas e të huaj, ndërkohë që me shtimin e kapaciteteve mikpritëse pritet që numri i atyre që do të vizitojnë Kolonjën por mbi të gjitha edhe Rehovën tashmë të transformuar të jetë edhe më i madh.





- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025