12.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Korçë, 110-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit/ Jepen certifikata mirënjohjeje për disa punonjës policie

Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka organizuar një ceremoni zyrtare, ku kanë qënë të ftuar përfaqësues të pushtetit qëndror e lokal, dhe të institucioneve të ndryshme vendore. Në fjalët e tij, drejtuesi i parë Gjovalin Loka, ka falenderuar efektivët e policisë dhe drejtues të instancave, për bashkëpunimin dhe punën e mirë të kryer mes tyre.

“Kjo ditë përfaqëson rrugëtimin 110-vjeçar të Policisë së Shtetit Shqiptar si dhe përpjekjet e vazhdueshme të të gjitha gjeneratave të kësaj organizate, për realizimin e misionit fisnik, atë të garantimit të jetës, pronës dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Drejtori Vendor i Policisë Korçë, Gjovalin Loka.

Në këtë ditë janë dhënë certifikata mirënjohjeje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, për disa prej punonjësve të Policisë Vendore Korçë, për shërbime të dalluara, për merita të veçanta profesionale, realizimin e përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x