Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook foto të punimeve që po kryhen për rindërtimin e rrugës “5 Maji” në kryeqytet.
Rama shkruan se kjo vepër urbane e arkitektonike po merr formë dita-ditës dhe strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti do të vijojë.




“Mirëmëngjes, dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan kreu i qeverisë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026