Normalizohet situata në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Në orët e para të këtij mëngjesi, nuk janë shënuar rradhë në pritje pë të kaluar kufirin.
Emigrantët të cilët punojnë e jetojnë në shtetin helen, po kthehen në vendet e tyre të punës, pas pushimeve të festave të fundvitit. Udhëtarët pohojnë se nuk kanë pritur gjatë për të kryer procedurat e për të udhëtuar drejt Greqisë.
Autoritetet doganore bëjnë me dije se aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje e 2 në hyrje. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, janë krijuar rradhë deri në 3 km, në pritje për të kaluar kufirin. Shkak për këtë situatë, ishte puna me sportele të reduktuara e palës greke, ndërsa pas një takimi të policive kufitare, u arrit që edhe pala greke të shtonte sportelet e të punonte me kapacitetete maksimale duke nisur kështu lëvizjen e njëtrajtshme dhe eleminuar rradhët në pritje të krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites.
Burime në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se në 48 orët e fundit, nga Kapshtica kanë dalë mbi 10 mijë shtetas shqiptarë e të huaj. Në hyrje janë rregjistruar 1914 shtetas.
Sa i takon pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, në 24 orët e fundit përmes kësaj pike, kanë hyrë drejt Shqipërisë 2941 shtetas dhe kanë dalë 1565 shtetas.
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025
- Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës - 03/11/2025