18.5 C
Tirana
04 / 11 / 2025

Korçë/ Virozat, shtohen rastet me komplikacione, përveç të sëmurëve kronikë po preken edhe moshat e reja

Vijon të jetë e rënduar situata në Senatoriumin e Korçës në këtë fillim janari, ku janë shtuar rastet me komplikacione si pasojë e virozave të stinës dhe gripit.

Diana Aliçkolli, shefe e Dispancerisë pranë Shërbimit Pneumo-Ftiziatrik në Spitalin Rajonal të Korçës, thotë se gjatë kësaj periudhe janë shtuar riakutizimet e të sëmurëve kronikë, por edhe ndërlikime të tjera. Sipas mjekes rastet me komplikacione kanë prekur edhe moshat e reja, kjo për shkak të virozave dhe pakujdesisë të kësaj grupmoshe ndaj simptomave.

Mjekja Aliçkolli bën me dije se kryhen rreth 30 vizita në ditë, të cilat janë me rekomandim nga mjeku i familjes, por nuk mungojnë edhe vizita të tjera të paplanifikuara, ndërkohë që të shtruar janë aktualisht rreth 40 persona.

Sipas mjekes gjatë kësaj periudhe për shkak të komplikacioneve nga virozat, Covidi ka kaluar në plan të dytë.

Mjekja Aliçkolli shton se nga eksperienca e viteve të kaluara, kjo situatë e rënduar pritet të zgjasë gjatë gjithë muajit janar dhe shkurt, si sezoni normal i shfaqjes së virozave stinore, ku mbi to mbizotëron gripi, duke sjellë edhe komplikacione të shumta tek pacientët kronikë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x