13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Çel siparin “Youth Zone”/ “Stil si Fjoralba Pelivani”, aktiviteti i parë i të rinjve

“Stil si Fjoralba Pelivani” ka qënë eventi që ka startuar një prej aktiviteteve më të veçanta dedikuar të rinjve të talentuar të qytetit të Korçës. Kjo nismë e ndërmarrë nga vetë të rinjtë, mbështetur nga bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës, ka për qëllim promovimin e talenteve të tyre në fusha të ndryshme, duke sjellë gjatë gjithë vitit mbrëmje plot stil dhe art.

Nisma “Youth Zone” ka gjetur mbështetjen edhe të Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik në Korçë.

Mes emocionesh Fjoralba Pelivani, nxënëse e shkollës “Faik Konica” në qytetin e Korçës, tregon sesi pasioni i saj për pikturën dhe stilimin ka ardhur i konkretizuar në këtë sfilatë veshjesh, duke bërë të mundur realizimin e një prej ëndrrave të saj që në fëmijëri.

18 vjeçarja vlerëson këtë nismë dedikuar të rinjve, të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme do të shpalosin talentin e tyre, duke hedhur hapat e para drejt profesionit të së ardhmes.

Përmes nismës “Youth Zone” përgjatë gjithë vitit të rinjtë do të gjejnë mbështetje për të realizuar idetë dhe ëndrrat e tyre në çdo fushë, me organizimin e aktiviteve të ndryshme mbështetur nga bashkia Korçë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x