Paraditen e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të SPAK.
Adnan Xholi është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar ndërsa Arben Kraja është emëruar shef i marrëdhënieve me prokuroritë ndërkombëtare.
Nga kjo mbledhje pritet të zgjidhet dhe zëvëndës kryetari i SPAK.
Prokurori Adnan Xholi ka marrë postin të cilin më parë e kishte kreu aktual i SPAK Altin Dumani. Xholi kishte marrë pjesë dhe në garën për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Arben Kraja, ish-drejtues i këtij institucioni ligjor tashmë do të jetë shef i marrëdhënieve me prokuroritë ndërkombëtare dhe hetues për vitet e mbetura të mandatit të SPAK.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026