Me urdhër të SPAK, forcat speciale dhe RENEA kanë bastisur banesën e Ervis Martinajt në Surrel.
Kontrollet janë në kuadër të operacionit Plumbi i Artë dhe vijimi i operacionit në Fushë Kuqe ku u ushtuan kontrolle në shtëpinë e Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij.
Martinaj është subjekt i SPAK pasi për të ka mase sigurie arrest me burg për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje.
9 gushti i vitit 2022 është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.
Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.
Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.