Një ngjarje e rëndë është shënuar në një restorant në Hjuston të SHBA-së, ku një klient ka vrarë një grabitës.
Dëshmitarët okularë kanë thënë për policinë se një burrë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë, hyri në restorant dhe u drejtoi armën klientëve, duke u kërkuar paratë.
Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë atë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar autoritet e policisë ku e gjetën grabitësin pa shenja jete. Dyshohet se viktima është rreth të 20-tave, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Theksohet së ndaj klientit që vrau grabitësin nuk është ngritur asnjë akuzë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026