13.5 C
Tirana
08 / 11 / 2025

Karnavalet e Pojanit në Korçë/ Vijon të ruhet tradita e vjetër në fshat

Tradita e karnavaleve vijon të ruhet ende në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq. Një ditë pas ujit të bekuar, kremtohet kjo festë tradicionale.

Sipas zakonit të vjetër, banorët vishen karnaval e të shoqëruar nga muzika, përshkojnë rrugët e fshatit duke përcjellë një atmosferë të gëzueshme.

Sipas banorëve këto janë festime pagane dhe të hershme për këtë zonë. Kryesisht të rinjtë, vishen me kostume të frikshme në mënyrë simbolike për të larguar frikën.

Risia e këtij viti, ishte se karnavaleve iu bashkua dhe një grup nga Maqedonia e Veriut.

Të veshur me kostume të frikshme, duke imituar personazhe të ndryshme, me këngë e valle, karnavalet kanë hyrë në dyqane e shtëpitë e fshatit për të sjellë atmosferën e vitit të ri.

Banorët e Pojanit e trashëgojnë këtë festë prej qindra vitesh dhe vjen si një shfaqje popullore që largon të keqen e sjell mbarësi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x