13.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Nëntë të arrestuar në pak orë në Tiranë/ Zhduket vajza 19-vjeçare, adoleshenti lëvizte në kryeqytet me çantën plot me…

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 shtetas në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre dhe një 18 vjeçar me inicialet R. F., pasi gjatë kontrollit në çantën e tij u gjetën 2 doreza (përforcues grushti) dhe 1 shufër metalike.

Ndërsa në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe B. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Shukri Daku, 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. F., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në çantën e 18-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, 2 doreza (përforcues grushti) dhe 1 shufër metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. Ç., 43 vjeç, B. Xh., 22 vjeç, E. Xh., 40 vjeç, J. S., 33 vjeç dhe I. D., 43 vjeç, të pestë banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x