14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Aksioni te Liqeni i Thatë/ Policia në terren për kapjen e personave në kërkim, pamjet nga “intervenimi’ i RENEA-s

Një aksion blic po ndodh aktualisht në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Forcat Speciale, RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa makina.

Aksioni po bëhet për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia, e cila po ushtron kontrolle ndaj disa personave.

Sipas BW, bëhet fjalë për një operacion të befasishëm për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia të cilët dyshohet se fshihen në këtë zonë.

Në fotot e siguruara nga ky operacion duken forcat speciale të cilat ndalojnë automjetet në rrugë dhe nisin kontrollet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x