10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Temperatura rekord në Europë, 10 gradë mbi mesataren

E gjithë Europa po përballet me temperatura të pazakonta për stinën. Në shumë vende dëbora ja ka lënë vendin diellit pranveror, ndërsa shumë shtete kanë shënuar rekorde kombëtare dhe rajonale me temperatura që shkojnë deri në 10 gradë mbi mesataren.

Në Spanjë termometri në fillim të Janarit shkoi deri në 25 gradë Celsius, më shumë se 10 gradë Celsius mbi mesataren, çka bëri që qytetarët shijojnë edhe plazhet.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Poloni, e cila ndonëse njihet si një vend i ftohtë këto ditë dimri po shijon diellin e ngrohtë.

Në Holandë, Lihtenshtejn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Danimarkë dhe Bjellorusi termometri theu rekordet kombëtare.

Këto janë imazhet satelitore të disa prej pistave të skive në Francë, Zvicër, Austri, Spanjë dhe Poloni, ku si pasojë e temperaturave të larta ka më pak dëborë, çka ka detyruar autoritetet të anulojnë aktivitetet e programuara.

Sinoptikanët parashikojnë se ndryshe nga Amerika, Europa nuk pritet të ketë të ftohtë polar.

“Ka krijuar dhe pak panik kjo bomba polare, krejt ndryshe ç’ka po ndodh në Amerikë, ne nuk presim që të kemi të ftohtë polar”, thotë meteorologia Lajda Porja.

Me të njëjtën situatë po përballet edhe Shqipëria, ku dielli dhe moti i ngrohtë i ditëve të para të vitit ka bërë që qytetarët të heqin xhupat e të shijojne rrezet në natyrë.

Temperaturat janë të pazakonta për stinën, ndërsa sinoptikanët theksojnë se ky është Janari i parë pa dëborë në male.

“Zakonisht fillimi i janarit ka shënuar temperatura të ulëta, ndërkohë jemi në vlerën 16 gradë, 2-3 më të larta se çduhet të jenë. Është janari i parë që ne shikojmë që edhe në majat e meleve nuk ka reshje dëbore”.

Temperaturat e ajrit në Shqipëri pritet të ulen vetëm në javën e dytë të muajit Janar.

Që nga fillimi i epokës industriale bota është ngrohur me rreth 1.1 Celsius dhe ekspertët parashikojnë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk marrin masat e nevojshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x