3.5 C
Tirana
01 / 03 / 2026

BE “zbarkon” në Kiev, më 3 shkurt mbahet samiti i përbashkët BE-Ukrainë

Një samit i përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës pritet të mbahet më datën 3 shkurt në Kiev.

Lajmi u bë publik nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një deklarate zyrtare.

Kievi zyrtar bën me dije se në fokus të samitit do të jetë mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Ndërkohë që nga ana e Bashkimit Evropian nuk ka patur një informacion të zgjeruar mbi samitin që pritet të mbahet apo lokacionin e tij.

 “Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.

Një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, konfirmoi të martën se samiti i përbashkët do të zhvillohet në kryeqytetin ukrainas. Ai shtoi se Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Charles Michel dhe Ursula von der Leyen.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x