Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e së martës në Greqinë fqinje, megjithëse për fat të mirë pa pasoja të rënda.
Siç raportojnë mediat në vend, në atë që quhet Autostrada Kombëtare janë përplasur nëntë makina dhe katër kamionë.
Për pasojë, të lënduar lehtë kanë mbetur dy persona ndërsa shkak për aksidentin është bërë prania e mjegullës në rrugë që ka vështirësuar shikimin e drejtuesve të automjeteve.
Sipas Policisë Rrugore, aksidenti ndodhi pak minuta pas orës 9.00 të mëngjesit. Më herët, në orën 08:30, një tjetër aksident automobilistik ndodhi në të cilin u përplasën gjashtë automjete.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Reflektimet e së dielës: Për çfarë protestojmë dhe çfarë duam të ndryshojmë? - 26/10/2026
- Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog tani, por lufta me studentët është gjithmonë e humbur/ Nga diskutimi me Ramiz Alinë te refuzimi ndaj Ramës - 26/10/2026
- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin - 26/10/2026