Pas publikimit të dokumentarit “Harry dhe Meghan”, princi mesa duket kërkon një rikthim te marrëdhënia e mëparshme me vëllain dhe babain e tij.
Në videot e publikuara ai këmbëngul se gjërat nuk duhej të ishin kështu në familjen e tij, duke theksuar se si Charles dhe William nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin me largimin e tij nga pallati mbretëror. “Do doja që ata të ktheheshin si në fillim, na mendojnë mua dhe bashkëshorten si të këqinjtë por s’është ashtu”-thotë Harry.
Ndër të tjera, djali më i vogël i mbretit Charles dhe i princeshës së ndjerë Diana, flet edhe për lajmet e rreme, që lidhen me jetën e tij personale, duke theksuar: Dua familje, jo institucion!
Burime anonime nga pallati mbretëror në Buckingham bëjnë me dije se marrëdhëniet mes vëllezërve nuk janë aspak të mira dhe se këto deklarata publike të Harry-t e kanë përkeqësuar situatën akoma më shumë.
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026