123 vite më parë në 27 dhjetor të vitit 1899, lindi poeti, arsimtari dhe kritiku shqiptar Llazar Gusho, i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci.
Për të përkujtuar ditën e lindjes së gjeniut të lirikës shqiptare, Qendra Kulturore në Pogradec, që mban me krenari emrin e tij, ka organizuar një aktivitet letraro-artistik përpara monumentit të poetit.
Artistët e Qendrës Kulturore kanë interpretuar vargje të lirikut i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor të vitit 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i ka dhënë Llazar Gushos, pas vdekjes titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”.





- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026