14.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

Ukraina do të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Kievi pritet të kërkojë, këtë të hënë, përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ishte ministri i Punëve të Jashtme, të Ukrainës Dmytro Kuleba, ai i cili bëri me dije të dielën se Kievi zyrtar do t’i kërkojë që Rusisë t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Nesër ne do ta shprehim zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne e kemi një pyetje shumë të thjeshtë: A ka Rusia të drejtë të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe thjesht të jetë në Kombet e Bashkuara?”, tha Kuleba.

Kujtojmë se pesë anëtare e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe SHBA-të, kanë të drejtën e përdorimit të vetos për të bllokuar çfarëdo rezolute.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x