14.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

Sulm me dron në bazën ushtarake ruse, raportohet për 3 viktima

Një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona, thotë Moska.

Mbrojtja ajrore ruse raporton se rrëzoi dronin, por rënia e mbeturinave shkaktoi viktima në sulmin e kryer  gjatë natës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:35 me orën lokale, ndërkohë që sipas informacioneve të publikuara tre ushtarakë rusë vdiqën nga plagët e shkaktuara nga mbeturinat e dronit.

– Advertisement –

Guvernatori i Saratovit, Roman Busargin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e ushtarëve që humbën jetën, ndërkohë që theksoi se nuk kishte “absolutisht asnjë kërcënim për banorët” në qytetin Engels.

Më herët, në rrjete sociale u postuan video ku dëgjohen tinguj shpërthimesh dhe sirena ajrore në aeroportin e qytetit rus.

Në fillim të këtij muaji Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të ngjashëm në bazën ushtarake ku ndodheshin avionët bombardues rusë. Baza shtrihej rreth 500 km në veri-lindje të kufirit të Ukrainë.

Ushtria ukrainase ende nuk ka komentuar zyrtarisht këto sulme.

Artikujt më të kërkuar

6
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x