16.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nga tetori 2023

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021. Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.

“Analiza e parë tregon se zbatimi është i suksesshëm, pasi numri i përdoruesve në roaming si dhe trafiku në roaming është rritur në vitin e parë të zbatimi të marrëveshjes “Roaming sikur në shtëpi””, ka thënë ajo për Express.

Muletier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Roaming që u arrit në vitin 2021 është një hap i parë dhe thelbësor drejt uljes së tarifave të roaming në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Artikujt më të kërkuar

8
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x