14.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekajt

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për çështjen e 21 Prillit 2021 në ngarkim të Arber Paplekajt.

Raportohet se është rrëzuar kërkesa e avokatëve për ndarjen e dosjes në disa pjesë, pra që policët të gjykohen më vete dhe Paplekaj më vete.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë, ku u plagosën edhe 4 persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x