21.5 C
Tirana
26 / 06 / 2025

Bardhi e Tabaku i turren ministres: Erdhe nga rruga dhe na quan ‘opozita e vulës’/ “E kujt është shtëpia ku jeton?”

Është shoqëruar me debate seanca plenare e Kuvendit. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se inflacioni ka goditur familjet shqiptare. Ajo e quajti inflacioni socialist që ka goditur shtresat e mesme, me rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Përgjigja i erdhi nga ministrja e cila tha se opozita e vulës ka ardhur në Kuvend dhe shpik terma të rinj si ‘inflacioni socialist’, ndërsa tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës së Putin.

Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë pastaj hajde fol

Ibrahimaj: Hajde shihe ku e kam shtëpinë

Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton zotërote

Tabaku: Kam 12 vite në politikë dhe nuk ulem dot në nivelin politik të ministres që kënaq vetëm Spiropalin. Të të vijë turp ty që më thua mua opozita e vulës. Ke ardhur nga rruga e je bërë ministre.

Bardhi-Ibrahimajt: Shërbëtore e oligarkëve.

Tabaku-Ibrahimajt: Dëgjo dëgjo këtu se mëson.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x