13.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Shëtitore e re në Drilon/ Nis puna për ndërtimin e shëtitores e cila përfundon tek Dogana e Tushemishtit

Brenda 18 muajve fshati i njohur dhe aq i frekuentuar Tushemishti nuk do të ketë më një shëtitore me gropa dhe probleme të tjera urbane.

Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e shëtitores së re nga Driloni deri në Doganën e Tushemishtit. Një shëtitore sa e kërkuar po aq edhe e merituar për banorët  dhe gjithë vizitorët e pushuesit e këtij fshati.

Shëtitorja e re ka një gjatësi 1.2 kilometrash dhe përfshin ndërtimin e saj nga e para, duke përfshirë të gjitha punimet që nga kanalizimet e ujrave, trotuar, korsi biçikletash, ndriçim të ri rrugor etj.

Vlera e këtij projekti 18 mujorsh është në masën e 298 milionë lekëve të reja të cilat financohen nga Qeveria Shqiptare dhe AADF (American-Albanian Development Fund) krahas ndërtimit dhe zgjerimit të shëtitores me të gjithë elementët përkatës urbanë është parashikuar edhe ndërtimi i moleve për varkat.   

Nevoja për ndërtimin e kësaj shëtitoreje ishte emergjente pasi vit pas viti fshati i bukur i Teto Ollgës ka shënuar rritje të vizitorëve dhe pushuesëve dhe ky investim do ti japë jovetëm transformim por edhe frymarrje të re kësaj zone.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x