Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.
Si arsye për këtë ajo thotë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug.
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.
Pas kësaj deklarate për luftë, Bërnabiç foli për paqen.
“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026