8.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Mitsotakis të enjten në Shqipëri, takime në jug i shoqëruar nga Rama

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, do të rikthehet në Shqipëri më 22 dhjetor në mëngjes për të vijuar me takimet që nuk u zhvilluan më 6 dhjetor. 

Shefi i qeverisë së vendit fqinj nuk do të jetë në kryeqyetin shqiptar, por vizita e tij do të përqendrohet në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Burime nga pala greke bëjnë me dije se Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit të së enjtes përballë zyrave të Omonias.

Më pas, do të vizitojë një shkollë, kishën e fshatit dhe takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona. Gjithashtu, në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë të mërkurën ministri I Jashtëm grek Nikos Dendis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, I cili do të ketë një takim dhe deklaratë me homologen shqiptare Olta Xhaçka dhe një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x