11.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Pazaret e drogës, Edmond Papa u ekzekutua për vrasjen e Aleksandër Sadikajt

Prishja e pazareve të drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë.

Kjo është pista kryesore e ngritur nga policia e Tiranës e cila nga verifikimet paraprake dyshon se vrasja e Edmond Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtari të tij gjatë kësaj vere në Tiranë.

Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë, raporton TCH.

Dyshohet se bëhet fjalë për vrasjen e  27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, i cili u eliminua me bombë me telekomandë, teksa po udhëtonte me makinë në aksin Tiranë-Elbasan, në dalje të kryeqytetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x