Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR deklaroi se gjatë kësaj jave ka dërguar trupa shtesë dhe patrulla në veri.
KFOR tha se rritja e prezencës ushtarake ka nisur që nga muaji tetor, shkruan REL.
“Ne po e monitorojmë nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka aftësi dhe personel për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në bazë të mandatit tonë që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhej në njoftimin e KFOR-it.
Më 15 dhjetor, Serbia i është drejtuar KFOR-it me kërkesën për dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe KFOR-i ka konfirmuar të premten se e ka pranuar kërkesën.
Zyrtarët serbë kanë argumentuar se nuk presin që kjo kërkesë t’iu miratohet. Beogradi po ashtu ka thënë se kërkesa është bërë në bazë të Rezolutës 1244.