8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

“Bllokohet” Porti i Durrësit nga radhët e gjata, 100 mjete mbesin të paimbarkuara në traget

Janë mbi 100 mjete që kanë mbetur pa u imbarkuar në tragetin e linjës së Ankonës në portin e Durrësit. Shoferet në linjë telefonike janë ankuar më redaksi se sot ka pasur konfuzion në pikën e skanerit nga mjetet e shumta dhe procedurat e tejzgjatura.

Ata kanë dërguar video direkt nga vendi ku janë parkuar kamionë transporti, autobusë me pasagjerë dhe mjete të tjera. Shkak duket se janë bërë kamionët vetëshkarkues nga Serbia dhe Mali i Zi të cilët u futën për kontroll duke spostuar mjetet qe udhëtojnë përherë me këto linja.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se sipas shoferëve, këta kamionë duhet ta bëjnë skanerin në tjetër vend.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x