18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Ambasadorja e BE: Urime Altin Dumanit, një SPAK efektiv thelbësor për Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, ka uruar Altin Dumanin për zgjedhjen në krye të SPAK.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hohmann vlerëson edhe Arben Krajën për drejtimin e SPAK gjatë këtyre 3 viteve, teksa thekson se efektiviteti i punës së SPAK është thelbësor për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thotë ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x