8.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

Fyerjet dhe rrahja në “Përputhen”, AMA letër TCH: Hiqni videon nga “Youtube”

Pas  videos virale në rrjetet sociale ku disa vajza të emisionit “Përputhen” ziheshin dhe madje degjeneruan në dhunë mes tyre, ka ardhur dhe reagimi i institucionit të AMA.

Pas ankesës së bërë në adresë të AMA-s, kjo e fundit thotë se ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.

“Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, dje Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube”, thuhet në letrën e AMA-s.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x