10.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Rrokadë në polici/ Tonin Vocaj zëvendëson Lorenc Panganikën, prezantohet drejtor i ri i Policisë së Tiranës

Tonin Vocaj është prezantuar si drejtor i Policisë së Tiranë. Ky është një rikthim në këtë detyrë për Vocajn, të cilën e ka mbajtur më herë në vitet 2009-2010.

Vocaj, me karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, prej disa muajsh mbante detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm dhe më herët atë të Departamentit të Policisë Kriminale.

Vocaj zëvendëson në DVP Tiranë Lorenc Panganikën. Ky i fundit është emëruar drejtor i Policisë së Fierit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x