10.5 C
Tirana
22 / 03 / 2026

“Faleminderit për takimin produktiv në mëngjes”, Kim zbardh arsyet e vizitës në zyrën e Ramës

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është takuar këtë të premte me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji.

Ambasadorja Kim ka zbuluar se në fokus të takimit të tyre ka qenë bashkëpunimi i dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Faleminderit Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Kingji, për një takim produktiv mëngjesin e sotëm për të rishikuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për mbrojtjen. Mezi presim të punojmë më afër me Shqipërinë në vitin 2023 për të siguruar që mbështetja e SHBA për trajnime dhe pajisje të plotësojë nevojat e Shqipërisë, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu mezi presim Defender Europe 2023. Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah”, u shpreh ambasadorja.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x